Afrikë, diamante të reja do të nxirren nga fundi i oqeanit

Në rreth pesëmbëdhjetë vjet, rezervat e diamantit në Namibi do të përfundojnë dhe një gjigant i minierave po planifikon të lëvizë kërkimet e tyre në fund të oqeanit. Disa studime parashikojnë se në 2019 kërkesa për diamante do të tejkalojë ofertën dhe se çmimet pritet të rriten me rreth tre herë krahasuar me çmimet aktuale. Ambientalistët protestojnë për shkatërrimin e ekosistemit detar.

Rënia ekstraktive – Sipas të dhënave të raportuara nga La Stampa, vitet e fundit, nxjerrja e diamantit në botë ka rënë për vite me radhë dhe është rreth 144 milion karat. Numrat shumë larg rekordit prej 177 milionë karatësh të arritur në vitin 2006. Namibia është veçanërisht e prekur nga kjo rënie dhe mund të jetë në fund të saj në pesëmbëdhjetë vjet.

Kolos – Kompania e Afrikës së Jugut De Beers, një degë e gjigandit me bazë në Londër ‘Anglo-Amerikan’, po punon për krah me qeverinë në Namibi, një vend në të cilin ai mban disa koncesione minerare. Të dhënat mbi tezaurimin e mundshëm, e shtynë drejtorin komercial të Namdeb, të zotëruar përgjysmë nga De Beers dhe shteti, të pohojë se “diamantet detare janë e ardhmja jonë”.

Parashikimet – Sipas Namdeb në të ardhmen 95% të diamanteve do të nxirren nga fundi i oqeanit dhe, sipas Departamentit të Shkencave Biologjike në Cape Toën, për shkak të cilësisë më të lartë çmimi pritet të rritet nga 187 në 528 $ për karat .

Një sektor në zgjerim – Vitin e kaluar, kompanitë minerare nënujore kanë arritur të ardhura mbi 600 milionë dollarë dhe sipas firmës konsulente Bain & Company dhe në 2019-ën, kërkesa për diamante do të tejkalojë ofertën.

Kritikat mjedisore – Shoqatat ambientaliste janë gati për “luftë” për shkak të dëmeve që shpimet do t’i shkaktonin faunës dhe florës nënujore, ndërsa Be-Beers theksojnë rritjen e punësimit.

SHKARKO APP