”Ajo quhet Klaudia”, kërkohet një grabitëse në Tiranë

Një vajzë me maskë dhe me thikë është kthyer në tmerrin e qytetarëve që jetojnë vetëm në shtëpi. Polici thotë se ka mundur të bëjë identifikimin e vajzës grabitëse pasi një ngjarjes së fundit kur vodhi një të grua të moshuar që jetnte vetëm. Ajo quhet Klaudia dhe është 26 vjeçe.

Sipas burime pranë komisariatit numër 6, policia u vu në dijeni për grabitësen femër nga telefonata e një të moshuare që duke ju marrë fryma e duke ju dridhur zëri njoftoi “një vajzë më plagosi. Kërkoi para”.

Kur policia vrapoi në banesën e gruas , gjeti aty një atlete dhe një telefon, nga të cilët shkoi në gjurmët e grabitëses, të cilës më herët ja kishte hequr kapuçin nga koka e zonja e shtëpisë dhe kishte zbuluar se hajduti nuk ishte një djalë , por një vajzë e imët dhe e re në moshë. /Gazeta “Si” /

SHKARKO APP