Ajsbergu i gjigant kërcënon fshatin në Greenland

Një ajsberg i madh është zhvendosur afër një fshati në Greenlandën perëndimore, duke nxitur një evakuim të pjesshëm të njerëzve në rast se do përbëjë rrezik. Ajsbergu po i afrohet shtëpive në fshatin Innaarsuit por është i qëndrueshëm dhe nuk lëviz gjatë natës, thonë mediat lokale.

Zyrtarët lokalë thonë se kurrë më parë nuk kanë parë një ajsberg të tillë të madh. Verën e kaluar, katër vetë vdiqën pasi dallgët përmbytën shtëpi në pjesën veriperëndimore të Grenlandës pas një tërmeti.

169 banorëve e Inaarsuit që jetojnë më pranë ajsbergut janë zhvendosur, tha agjencia daneze e lajmeve Ritzau.

Stacioni i energjisë së fshatit dhe karburantet janë afër bregut.

Disa ekspertë kanë paralajmëruar se ngjarjet ekstreme të akullnajave rrezikojnë të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Kjo nga ana tjetër rrit rrezikun nga tsunami.

SHKARKO APP