AKEP i hap rrugën frekuencës 5 G në Shqipëri

Nismat e AKEP i kanë hapur rrugën tashmë procesit të aplimit të frekuenzave 5 G në shqipëri. Përgjatë vitit 2019 është bërë e mundur përmirësimi i cilësisë së shërbimit të operatorëve celularë ndaj konsumatorëve.

AKEP ka pajisur me licensë 4 G dhe 4 g + dy operatorë ndërsa në 7 shkurt eshtë zhvilluar tenderi i pare i frekuencave 800 MHz i fituar nga Vodafone me vlerë 7 440 001 Euro. Deri sot Vodafone ka implementuar frekuencat 800 MHz në 360 stacione BTS.

Tenderi i dytë u shpall në 9 shtator me fitues Telekom Albania.

Brenda vitit 2019, AKEP planifikon gjithashtu zhvillimin e tenderit të 3-të të frekuencave 800 MHz me të njëjtën vlerë, duke i dhënë mundësi edhe operatorit celular Albtelecom.

Gjithashtu, gjatë vitit 2019 në zbatim të procedurave ligjore ka vijuar me rinovimin e Autorizmit së operatorit celular Albtelecom për frekuencat e brezave 900 MHz dhe 1800 MHz.

Së fundmi në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave Komisioni Ad Hoc dhe Albtelecom kanë nënshkruar ‘Aktin e Dakordësisë”, sipas të cilit Albtelecom do paguajë rinovimin e Licensës për 10 milionw e 900 mijw euro.

Në total, nga veprimtaria efektive e AKEP gjatë vitit 2019, Buxheti i Shtetit ka përfitua rrreth 25 milionw e 781 mijw euro, ndërkohë që cilësia e shërbimeve është përmirësuar ndjeshëm që nga momenti i fillimit të përdorimit të brezit 800 MHz dhe teknologjive 4G dhe 4G+.

Nese tenderi i tretë i frekuencave 800 MHz realizohet me sukses kete vit, Buxheti i Shtetit do të përfitonte edhe 7 milionw e 440 mijw euro të tjera dhe kjo do të thotë edhe 10 MHz sasi spektri në dispozicion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

Dhënia e Autorizimit të fundit në brezin 800 MHz do të shënonte përfundimin e frekuencave 4G dhe 4G+ dhe do të fillonte era e re e teknologjive 5G, në coherence edhe me vendet e Bashkimit Europian dhe Rajonit të cilat në korrik 2020 do të fillojnë perdorimin e frekuencave të brezave 5G.

SHKARKO APP