AKEP urdhër për bllokimin e 17 faqeve pornografike, ofruesit e internetit i bllokojnë të gjitha

AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) në një komunikim të datës 14 Prill 2020, ka dhënë urdhër kompanive që ofrojnë shërbimin e intenetit, për familjarë dhe biznese, që të bllokojnë aksesin në disa faqe të caktuara me përmbajtje pornografike.

Por Prokuroria dhe AKEP kanë kërkuar që të bllokohen 17 link adresa me përbajtje të caktuar, ndërkohë që shpërndarësit e internetit i kanë bllokuar të gjitha faqe me përmbajtje të tillë.

Në një kohë kur në disa vende të BE-së faqet porno po ofrohen falas, shpërndarësit e internetit në kundërshtim me urdhërat e AKEP i kanë bllokuar të gjitha.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe kompanitë ISP duhet të komukojnë aplikimin e bllokimit AKEP-it, që sipas ligjit janë përmbajtje të jashtë ligjshme sipas neneve përkatëse të specifikuara në dokumentin e mëposhtëm.

SHKARKO APP