Aksionerët e “Hotel Butrinti” dhurojnë 50 mijë euro për të prekurit nga tërmeti
Magazinë E Shtunë, 7 Dhjetor 2019 15:13
Aksionerët e kompanisë “Hotel Butrinti” Sarandë, për të lehtësuar sado pak vuajtjen e bashkëqyetarëve të dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, vendosën të akordojnë shumën prej 50 mijë Euro në llogaritë e vëna në dispozicion nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Kjo është një ndihmë e cila do të shërbejë sadopak në uljen e dhimbjes për qytetarët e prekur, të cilët kanë humbur njerëzit e tyre të afërt, por edhe banesat e tyre.