Akt tipik prej populisti e diktatori

Nga: Edmond Spaho

Akt tipik prej populisti e diktatori qe po perpiqet te ruaje me cdo kusht karrigen e tij ngaqe ka rrenuar ekonomine dhe e ka buxhetin e zbrazur. Njelloj si ne 1945 kur sekuestronin pasurite e klasave te permbysura. Po perse qeraxhinjte duhet te falin dhe koncensionaret duhet te vazhdojne te mjelin fitimet? Perse qeraxhinjte duhet te falin dhe bankat i kerkojne kestet e kredive? Perse nuk ka dale qofte edhe nje pasunar i madh dhe te dhuroje nje euro per sistemin e shendetesise?

Perse te mos falin keta qe fitojne me shume? Ku e ke premtimin e vitit 2013 me te cilin erdhe ne pushtet, qe kush fiton me shume do paguaje me shume? Ne te vertete po paguajne me shume dhe po ju merret shpirti atyre qe kane me pak. Perse nuk i mbulon qerate nga buxheti i shtetit sic po vepron Italia, Franca, Spanja, Amerika? Perse nuk je ne gjendje te japesh nga buxheti as 1/3 e asaj qe jep Kosova per te pamundurit nga pandemia e koronavirusit?

Po a nuk ke njerez rrotull teje te te thone qe kjo qe po ben eshte e padegjuar nga pikpamja ekonomike dhe kriminale nga pikpamja sociale. Cfare pret ti qe te vriten njerzit njeri me tjetrin? A e di ti qe shumica e atyre qe japin objekte me qera me parate qe fitojne mbulojne shpenzime te tjera? A e di ti qe njerezit per te perballuar jeten japin shtepine me qera ne nje zone me te mire dhe ikin strehohen ne periferi te Tiranes dhe ne shtepi me te vogla, nganjehere disa kurore sebashku?

A e di ti qe mjaft prej tyre me qerate mbulojne ushqimin e perditshem dhe nevoja te tjera sepse nuk kane te ardhura shtese? A e di ti qe me qerate mjaft prej tyre paguajne shkollat dhe strehimin e femijeve brenda dhe jashte vendit? A e di ti qe nje pjese e madhe me qerate paguajne kestet e kredive qe kane marre ne banka?

Tani besoj e kuptoni pse vendi ka mbetur pa Gjykate Kushtetuese? Qe ky satrap te sillet si te doje dhe te beje cfare te doje. Ceshtja e Gjykates Kushtetuese nuk ka te beje me friken e opozites nga reforma ne drejtesi, por me hapjen rruge te shkeljes te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, te cilat Edi Rama po i ben cdo dite dhe qe shqiptaret po e lejojne.

SHKARKO APP