Aktori i “50 Shades of Grey” bëhet baba për herë të tretë

Aktori i njohur për rolin e Cristian Grey në filmin “50 Shades of Grey”, Jamie Dornan  dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të tretë. Tashmë Dornan dhe partnerja e tij Amelia Warner janë prindër të 3 vajzave. Këtë lajm e ka bërë të ditur në rrjete sociale Warner në festës së nënës.

“Krenare për këto tre vajza të adhurueshme, është nder që jam nëna e tyre. Ndihem jashtëzakonisht me fat sot. Gëzuar Ditën e Nënës”,-ka shkruar ajo në Instagram.

Lajmet e para për të shtatzëni të tretë të saj u publikuan në tetor, por nga çifti nuk pati asnjë reagim deri në këtë publikim një ditë më parë. Nuk dihet ende emri që çifti ka vendosur për të voglën, ndërkohë që janë prindër të dy vajzave të tjera Dulcie 5 vjeçe dhe Elva 3 vjeçe. Çifti është lidhur në fejesë në vitin 2012 pas dy vitesh lidhje, ndërsa në martesë në 2013-n.

SHKARKO APP