Alarmi, mbi Alpe shumë akullnaja do shkrijnë brenda 2100-ës

Mbi Alpe, ashtu si në shumë zona të tjera të botës, pjesa më e madhe e akujve do shkrijë brenda viti 2100, duke kontribuar kështu, ashtu sikurse po ndodh, në ngritjen e niveleve të deteve.

Këtë e konfirmon një studim, publikuar në revistën Nature, udhëhequr nga universiteti i Zyrihut.

Nga viti 1961 në vitin 2016 akujt kanë kontribuar në ngritjen e detit me rreth 27 milimetra, rreth 30%.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Akullnajat përfaqësojnë rreth 5% të akujve në planet, pjesën tjetër e përbëjnë Groenlanda dhe Antarktida”, ka shpjeguar për agjensinë “Ansa” Massimo Frezzotti, kërkues i ‘Enea’ dhe president i Komitetit Akullnajor Italian, të dhënat e të cilave u përdorën për studim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, nuk është e lehtë të vlerësohet humbja e tyre në masë dhe kontributi i tyre në rritjen e oqeaneve. “Ky hulumtim ofron një përditësim dhe një vlerësim më të mirë bazuar megjithatë në njohuritë tashmë të njohura,” shtoi ai.

Studiuesit, e udhëhequr nga Michael Zemp përdorën të dhëna nga 19,000 akullnajat dhe vlerësuan ndryshimet në masën e tyre që ndodhën midis 1961 dhe 2016: rezultatet tregojnë se ato shkaktuan një rritje prej 27 milimetra. Në veçanti, periudha ndërmjet viteve 2006 dhe 2016 kontribuoi vetëm rreth 1 milimetër në vit. Kjo do të thotë se kontributi i akullnajave ka arritur pak a shumë atë të Groenlandës dhe ka tejkaluar atë të Antarktidës.

“Akullnajat janë një burim shumë i rëndësishëm ekonomik, veçanërisht në kohën e thatësirës,” thotë studiuesi italian. “Tani dihet se të gjithë akullnajat alpine janë duke u zhdukur dhe se shpërbërja e tyre është përshpejtuar në vitet e fundit. Nëse kushtet vazhdojnë të jenë aktuale,” përfundon Frezzotti “, deri në vitin 2100 vetëm ato që mbizotërojnë mbi 3.000 metra do të mbeten”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?