Alkooli 70% apo alkooli 95%? Ja cili është më i mirë për virusin

Higjena është rregulli numër një për kujdesin ndaj pandemisë së Covid-19. Alkooli asgjëson agjentet të cilët shkaktojnë sëmundje, përkatësisht patogjenët, duke i zbërthyer proteinat, përgjysmuar qelizën apo duke ia çrregulluar metabolizmin. Deri tani shkencëtarë të shumtë kanë theksuar që antiseptikët nuk mund të na ndihmojë në eliminimin e Covid-19, mirëpo alkooli është mjet i pagabueshëm i cili me efikasitet lufton kundër prekjes.

Përparësia e alkoolit është që bakteret nuk mund t’i përshtaten dhe të bëhen rezistuese. Kur shkoni në farmaci blini alkool, para jush janë dy zgjedhje, alkooli 70% dhe alkooli 95%, pra cili është më i sigurt për përdorim. Dallimi i këtyre dy llojeve të alkoolit është vetëm në përqindje, ndërkaq alkooli 70% konsiderohet absolutisht antiseptik i përshtatshëm i cili vret virusin. Nuk ka nevojë të përdorni koncentrim më të lartë kur dihet që tashmë me 70 për qind arrihet efekti antiseptik. Kur themi antiseptik 70% kjo do të thotë që ai është mjeti i cili me siguri mund të aplikohet në lëkurë dhe ai konsiderohet i përshtatshëm.

Rakia nuk është mjet për dezinfektim të sipërfaqeve dhe duarve, sepse përmban 40-50% alkool. Koncentrimi i tillë nuk do ta vrasë virusin. Detergjentet për larjen e enëve apo ato për larjen e rrobave, si edhe shamponët për flokë, të gjithë janë shumë efikas si mjete për dezinfektim të sipërfaqeve, sepse natrium-lauril-sulfati këtu krijon dezinfektimin, ndërkaq ai është përbërës i të gjitha këtyre produkteve.

SHKARKO APP