Ambasadorët

Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI-se

Sprovë poetike mbi një thënie të Lasgushit.

Në çdo shteg e mal më mal,
Atdheu im mbuluar me drogë,
Ata gjë nuk panë!
Sepse janë ambasadorë.
Dhe ambasadorët,
Merren vetëm me çështje të mëdha,
Të “voglat”, nuk janë për ta!

Për turp e për dreq,
Atdheu im zhytur në korrupsion,
Ata gjë nuk dinë!
Sepse janë ambasadorë,
Dhe ambasadorët,
Merren vetëm me çështje
Të mëdha,
Të “voglat” nuk janë për ta!

Nën dhunën e krimit,
Atdheu im i gjakosur e vrarë,
Ata gjë nuk ndjejnë!
Sepse janë ambasadorë,
Dhe ambasadorët,
Merren vetëm me çështje
Të mëdha,
Të “voglat” nuk janë për ta!

Përgjimet, shëmti dhe ulërimë,
Atdheu im kërrusur nën peshën turpit.
Por ata nuk kanë veshë të dëgjojnë!
Sepse janë ambasadorë,
Dhe ambasadorët,
Merren vetëm me çështje
Të mëdha,
Të “voglat” nuk janë për ta!

Turpi është për të gjithë,
Nuk e njeh diplomacinë!

“-Ambasadorët vijnë e venë,
Ne poetët bëjmë atdhenë,”
Pati thënë Lasgushi.

SHKARKO APP