Andi Maloku, aty peri ishte më i hollë

Nga Edmond Arizaj –

Ngjarja e Durresit, evokoi edhe njehere, me nje vertetesi te frikshme fjalen e shqiptareve te thjeshte: Peri keputet aty ku eshte me i holle. E ku me i holle se Andi Maloku do te ishte peri i ngjarjes se pak diteve me pare.
Natyrshem, ne te dhenat e shumta per prokurore te pleksur me krimin, kriminele bashkepunues me shtetin, toka te grabitura, te shitura e rishitura, politike qe flet sipas qejfit te k*qeve te saj, kush do te kujtohej per Andi Malokun, shoferin, qe mori plumbat qe kush e di per ke ishin nisur.
Kam ate keqardhjen e thelle, si per cdo djale te ri te ndare dhunshem nga jeta. Kam tronditjen per vdekjen e dikujt qe e njihja. Ashtu si kam deshperimin e ankthshem se jeta mund te te ike krejt kot ne nje vend ku krimi dhe shteti prej vitesh puthen dhe bejne seks cdo darke e grinden e qellohen cdo mengjes.
Edhe Andi ne kete mishmash te pamundesise per te mbijetuar, si shume te rinj qe provuan cdo pune jashte e brenda vendit, zuri nje vend shofer (ndoshta me mik) me mendimin “mbase del ndonje gje me shume se rroga”.
Ajo qe doli ishte vdekja, dhe pyetja e madhe qe mbeti pas: Pse?! Ik Ando, jo i qete sigurisht, por fatkeqesisht kaq ishte fati yt. Te shpresojme se nuk do te mbetesh si shume vetem statistike e nje ngjarjeje me shenjester te gabuar.

SHKARKO APP