Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD për Murrizin: E ka marrë në telefon Donald Trump

Myslym Murrizi, deputet i PD-së, nuk ka pranuar të firmosë dorëzimin e mandatit duke e shpjeguar këtë vendim si të pakonsultuar me SHBA-në dhe BE-në. Por nga ana tjetër, deputeti i PD-së, kërkon nga aleatët t`i vënë fre Edi Ramës.

Për këtë deklaratë të Murrizit ka reaguar edhe anëtari i Këshilltarit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha duke ironizuar deputetin:

“Myslymin e ka marrë në tel dora vetë Donald Trump mos ta dorëzojë mandatin,flitet që do nisi dhe një tur takimesh me Macron,Merkel për moslënien e mandatit,”- shkruan Hoxha në postimin e tij në Facebook.

SHKARKO APP