Apeli i dytë i Ardi Daullxhiut për Edi Ramën
Ardi Daullxhiu, i cili nga drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” Arian Çani quhet “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”, është paraqitur mbrëmjen e së premtes në ekranin e Tv Klan me një apel për Kryeministrin Edi Rama.
“Ja siç e shikoni, këtu flemë 3 veta në një divan. Këtu fle nusja. Këtu fle goca… ja pra edhe goca, pse flihet kështu 3 veta në një divan? I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama, të lutem vendos dorën në zemër që edhe unë të bëj një shtesë. Edhe Valbona Sakos, të lutem të bëj një shtesë sepse po flemë 3 veta në një divan. Shiko, nusja fle andej, goca andej dhe unë fle nga këmbët. Ja pra siç e shikoni po flemë 3 veta në një divan, unë fle nga këmbët e nuses…”, thotë Ardi Daullxhiu në videomesazhin e tij.
Ndërsa nga studio e “Zonë e Lirë”, Daullxhiu përsërit apelin e tij për kryeministrin Rama dhe kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Vlavona Sako.
“Këtë shtesë ka 7 vjet që e kërkoj. Atëherë kam qenë beqar, tani jam bërë me fëmijë. Të jetoj edhe unë si gjithë të tjerët. Mos të flemë 3 veta në një divan. Të fle edhe unë me gruan në krevat dopio si gjithë të tjerët. Edi Rama ke ndihmuar shumë njerëz, më ndihmo edhe mua të lutem se je shumë i mirë për mua. Të lutem vendose dorën në zemër”.