Aplikacioni i ri, Facebook do t’ju ndihmojë të jeni më të shëndetshëm

Foto dhe postime, kjo është ajo çka gjejmë zakonisht në Facebook. Por rrjeti social ka edhe diçka të re, quhet “Preventive Healthcare”, dedikuar parandalimit të sëmundjeve të zemrës, tumorit dhe sëmundjeve sezonale.

Ky opsion i ri i Facebook do të ndihmojë përdoruesit që të ndjekin hap pas hapi ekzaminimet parandaluese të këtyre sëmundjeve dhe do të japë rekomandime të personalizuara, sipas moshës dhe seksit.

Vetëm përdoruesi do të mund t’i shohë ato. Për shembull kur përdoruesit mund të kryejë një test për kolesterolin. Më pas, personi në fjalë mund të marrë më shumë informacion. Pasi rekomandimet kompletohen, gjithsecili mund të rezervojë takimin për një kontroll apo check up ndërkohë që Facebook do të ruajë të gjithë të dhënat, për t’ia kujtuar takimin.

Për momentin, ky aplikacion i ri është në dispozicion vetëm të përdoruesve në Shtetet e Bashkuara. Facebook ka bashkëpunuar edhe me organizata mjekësore, për të përditësuar të dhënat e për të siguruar informacion dhe burimet e nevojshme, përfshirë këtu shoqatën amerikane të tumorit dhe qendrat për parandalimin e sëmundjeve.

SHKARKO APP