Aplikimi për vizë, tashmë SHBA kërkon edhe të dhëna për aktivitetin në rrjetet sociale

Pothuajse të gjithë aplikantët për vizë amerikane do të duhet të paraqesin detajet e adresave të tyre nëpër rrjetet sociale sipas rregullave të miratuara rishtazi. Rregullorja e Departamentit të Shtetit thotë se njerëzit do të duhet të paraqesin emrat e tyre të përdorur në adresa interneti si dhe historikun e adresave të emailit dhe numrit të telefonit për 5 vitet e fundit.

Kur u propozua vitin e kaluar, autoritetet vlerësuan se propozimi do të ndikonte 14.7 milionë njerëz në vit. Disa diplomatë dhe zyrtarë, aplikonte për viza do të përjashtohen nga masat e reja të rrepta.
Megjithatë, njerëzit që udhëtojnë në SHBA për të punuar ose për të studiuar do të duhet të dorëzojnë informacionin e tyre.

Ne jemi vazhdimisht duke punuar për të gjetur mekanizma për të përmirësuar proceset tona të shqyrtimit për të mbrojtur qytetarët amerikanë, duke mbështetur udhëtimin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në departament.

Më parë, vetëm aplikantët që kishin nevojë për verifikime shtesë, siç janë njerëzit që kishin qenë në pjesë të botës të kontrolluara nga grupet terroriste, duhet t’i dorëzonin këto të dhëna. Çdokush që gënjen në përdorimin e mediave sociale mund të përballet me “pasoja serioze të emigracionit”,sipas një zyrtari që foli në The Hill.

Burimi: BBC

SHKARKO APP