Arba sot na bëre të gjithë krenarë!

Nga Nora Malaj –

Sot dita filloi me lajmin më të bukur, Arba Kokalari zgjidhet eurodeputetja e parë shqiptare, që përfaqëson shtetin Suedez në Parlamentin Europian. Nuk ka lajmë më të bukur, jo vetëm për ty, Arba, por për të gjithë shqiptarët e shqiptaret, të cilët te ty do të shohin modelin më të mirë të politikanes europiane, që do të përfaqësohet tashmë në këtë Parlament të ri.
Kjo fitore sot nuk vetëm për ty, mikja ime, për prindërit e tu të shtrenjtë, për vëllezërit e bashkëshortin tënd, për të afërmit dhe gjyshërit e tu, këtu në Shqipëri, që i bëre të ndjehen krenarë, po fitorja jote është krenari për të gjitha vajzat e gratë, për të gjithë ata që të votuan dhe besuan te ty, për të gjithë ata që besojnë te e ardhmja më e bukur e një Europe plot besim e zhvillim për vitet që do të vijnë!
Bravo Arba… Sot ndjehem më shumë se krenare për ty! Suksese e mira ime në rrugën plot sfida në të cilën tashmë ti ke hyrë. Të gjithë sot na bëre të ndjehemi krenarë! Ti do të jesh ogur i mirë për çdo shqiptarë , si europarlamentarja e parë shqiptare në Parlametin Europian ! ????????

SHKARKO APP