Arsyet pse nuk duhet t’i përdorni telefonat si një alarm zgjimi

Telefonat janë bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Në fakt, duket sikur jeta do të ndalet plotësisht nëse nuk do të kemi mundësi t’i përdorim më. Mund të kryejmë një sërë funksionesh, mes të cilëve dhe vendosja e alarmit për zgjim.

Megjithatë, për këtë funksion rekomandohet që të mos përdoret telefoni. Bright Side sjell disa arsye pse në vend të telefonit, duket të përdorni një alarm ore.

Mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit tuaj.

Jo vetëm që kjo do të shkurtojë sasinë e kohës që flini, por drita blu e telefonit mund të ndikojë në cilësinë e gjumit duke sjellë çrregullime.

Mund të ndikojë në rutinën tuaj mëngjesore.

Sapo të merrni telefonin në duar, automatikisht filloni të kontrolloni mesazhet apo postën elektronike. Kjo natyrisht, iu merr kohë dhe në këtë mënyrë vonoheni të kryeni nevojat bazë për ta mbajtur veten në formë të mirë.

Mund ta dëgjoni me vështirësi.

Meqenëse nuk është aq i zhurmshëm sa një alarm i vërtetë, mund të mos e dëgjoni kur bie. Për më tepër, të gjithë janë mësuar me tingujt që telefonat prodhojnë gjatë ditës, kështu që mund të jetë joefektive si një alarm i vërtetë për t’ju zgjuar nga një gjumë i thellë.

Mund të shkarkojë baterinë në fund.

Alarmi që vendosni nga celulari nuk do të funksionojë kur bateria ka rënë në fund. Kështu që nëse nuk doni të vonoheni për diçka të rëndësishme, më mirë të përdorni një alarm të vërtetë. Edhe nëse gjithmonë bëni më të mirën për ta mbajtur atë të ngarkuar, mund të mos e vini re që bateria juaj po ulrt para se të shkoni për të fjetur.

/abcnews.al

SHKARKO APP