Arsyet pse po ju bien flokët dhe si ta ndalni këtë
Në trupat tonë, çdo gjë është e lidhur. Dhe, nëse e vëreni se keni filluar t’i humbni flokët, atëherë është mirë ta kuptoni pse para se të merrni masa drastike.
Më poshtë ju sjellim arsyet më të zakonshme të rënies së flokëve dhe zgjidhjet e tyre.
Ilaçet
Pse?
Disa ilaçe për shtypje të lartë të gjakut, antidepresantët, etj. kanë efekt anësor rënien e flokëve.
Pas ndalimit të përdorimit të atyre ilaçeve, flokët fillojnë të dalin, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ndalni ilaçet.
Çfarë duhet të bëni?
Konsultohuni me doktorin.
Gjenetika
Pse?
Faktori më i zakonshëm i rënies së flokëve janë gjenet. Gjeni për rënien e flokëve mund të trashëgohet nga babai, por edhe nga nëna.
Çfarë duhet të bëni?
Nëse prindërit kanë problem me rënie të flokëve, gjasat janë të mëdha se do të keni problem të ngjashëm. Ju mund t’i ulni rreziqet duke konsumuar ushqime të shëndetshme dhe duke bërë stil të shëndetshëm të jetesës.
Ndryshimi i temperaturës
Pse?
Ndryshimi i papritur i temperaturës mund të jetë arsye për humbje të peshës. Temperaturat e ftohta në dimër dhe rrezet ultravjollcë në verë jua bëjnë flokët më të holla.
Çfarë duhet të bëni?
Mbani kapelë pavarësisht kohës së vitit.
Problemet me gjëndra tiroide
Pse?
Mosbalancimi hormonal në trup mund të shkaktohet nga:
– menopauza
– çrregullimet endokrine
– diabeti
Çfarë duhet të bëni?
Konsultohuni me një endokrinolog i cili i kryen të gjitha testet e nevojshme dhe jua përshkruan trajtimin që ju nevojitet.
Dietat strikte
Pse?
Humbja e peshës së madhe në një periudhë të shkurtë kohore shkaktojnë tres në trup e kjo pastaj shpie në dobësim të sistemit të imunitetit. Kjo mund të shkaktojë rënie të flokëve. Nëse keni infeksion, trupi po ashtu duhet të bëjë edhe më shumë punë.
Çfarë duhet të bëni?
Në vend të dietave strikte, ju duhet të bëni aktivitet fizik rregullisht dhe kjo do të ketë efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm.
Stresi kronik
Pse?
Stresi kronik mund ta shkaktojë rënien e flokëve sepse ndikon në qarkullimin e gjakut në skalp. Por zakonisht flokët rikthehen shpejt nëse kanë rënë si pasojë e stresit.
Çfarë duhet të bëni?
Mos e shmangni pushimin e mirë dhe gjeni mënyra për t’u relaksuar. Nëse nuk mund të ballafaqoheni me problemet emocionale, atëherë konsultohuni me dikë që ju ndihmon.