Askush nuk flet për heronjtë e sistemit shëndetësor…
Nga Orjola Pampuri
Askush nuk flet për heronjtë e sistemit shendetësor… (mjekët dhe personelin shendetësor). Flasin gjithë patetizem për salla, për mure, për shtretër, për pizhama, hamburgera, e për gjithçka që formëson puzzle-in e shoë-t të shëmtuar me sistemin shendetësor, po për mjekët s’flet kush.
U kanë vënë disa kllounë që i kontrollojnë i vënë në rresht, duke i kërkuar rregulla e orare, e me kompetencën e kllounit u heqin dhe ditën e punës, duke harruar apo mbyllur sytë sipas interesit se në ç’kushte punojnë, po ashtu, në këto 6 vite për paga nuk ka folur kush.
Për koncensione, e me konkretisht për atë të sterilizimit i cili lidhet dhe me punën që ky spital i inauguruar rishtaz, do të ketë lidhje, ku një set kirurgjikal, falë koncensionit kushton 80 herë më shumë se ç’do të kushtonte nëse do ta ndërmerrte shteti, heshtin e vijojnë vjedhjen.
Koncensione ka, por iniciativa dhe paga nuk ka. Kjo është qeveria që punon vetëm për të mashtruar, e vjedhur xhepat e shqiptarëve me koncensione e kontrata abuzuese. Anulimi i tyre, dhe paga fillestare e infermierëve 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro, prioritet, për të hedhur hapin e parë drejt një shërbimi cilësor shendetësor ku pacienti është prioritet dhe mjeku i mbështetur dhe motivuar brenda sistemit.