“Asnjë qytetar të mos qëndrojë jashtë pas orës 18:00”, gazetari: Njerëzit vrapojnë të “mbyllen” në banesa

Qeveria shqiptare ka lajmëruar se duke nisur nga ora 18.00 e ditës së sotme, të gjithë qytetarët duhet të mbyllen në banesa dhe të mos dalin jashtë.

Ndërsa, edhe pak kohë na ndajnë nga fasha e orarit e vendosur nga qeveria, kalimtarët shihen duke iu drejtuar shtëpive të tyre. Kryeministri Rama ka lajmëruar gjobë, duke nisur nga neser, për ata persona që rrinë jashtë, pas orës 18.00.

Ka lëvizje të automjeteve, por edhe të qytetarëve. Mbeten edhe 10 minuta, orë në të cilën do të ndalohet qarkullimi edhe i këmbësorëve. Kjo masë është marrë nga qeveria shqiptare, që të mos përhapet kaq shumë koronavirusi. Makinat që lëvizin me siguri janë ata që kanë marrë leje nga autoritetet përkatëse. Nga nesër, të gjithë qytetarët që do të kapen duke lëvizur në rrugë, do të gjobiten”, tha gazetari i News 24, Ergys Gjencaj.

SHKARKO APP