‘Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf’
Deputeti renegat Ralf Gjoni ka reaguar pas njoftimit të Partisë Socialiste se do të kërkojë shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.
Gjoni deklaron se deputetët e Kuvendit nuk kanë ende asnjë akt parlamentar për shkarkimin e Presidentit, gjithsesi, vota e tij do kushtëzohet me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por lidhur me reagimin e Gjonit ka reaguar edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.
Sipas tij, lëvizja e rradhës e deputetit nuk është aspak surprizë.
“Hahahahahahahahahaaha… Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën…Hahahahahahahahahahahahha…”, shkruan me ironi Ylli Manjani.
Ralf Gjoni hyri në Kuvend si pjesë e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, pas vendimit të kësaj partie për të djegur mandatet e deputetëve.