“Asnjë thërrime për festa”, familja në varfëri ekstreme! Babai: Tokën e shita për…

Jemi në muajin kur të gjithë festojnë e presin ndërrimin e viteve. Nuk ndodh kështu me 3 vajzat e vogla të familjes Norolli në Vloçisht të Korçës. Mes trishtimit e lotëve qe s’iu ndalen për asnjë çast, ato kërkojnë të ndalin urinë dhe të kenë një shtëpi, për të mos vuajtur më. Artan Norolli, babai i 3 fëmijëve tregon jetën e vështirë, mes skamjes, varfërisë dhe pamundësisë për t’ia dalë mbanë.

“Unë jam veti i 5 në shtëpi, s’kam asnjë të ardhur, jam vetë i sëmurë me shtyliz. Kam 3 vajza kërkojnë për festa për çdo gjë , nuk mundem që t’ia plotësoj dëshirën . Kam vajtur edhe në bashki edhe kudo nuk më japin asnjë të drejtë, jam në mes të katër rrugëve . Kjo shtëpia që është këtu është shtëpi e botës, më kanë lënë afat 2-3 muaj, po erdhi ajo mua më nxjerrin nga shtëpia, nuk kam nga ia mbaj, kam vajtur edhe në bashki . Nuk kam asnjë të ardhur, 55 mijë lekë më japin, ato nuk më dalin për ushqime që t’i marr fëmijëve, jo për të ngrënë. As edhe një lloj të ardhure, kërkon fëmija, qajnë nuk ua plotësoj dot dëshirën , vetë jam i sëmurë nuk mundem t’ua plotësoj dot. As vetë se di”, thotë Artani për “Report Tv”.

Çdo ditë është në kërkim të një pune por asnjëherë nuk e gjen, çdo ditë kërkon të çojë bukë për vajzat në shtëpi sërish nuk ia del. Banesa e kësaj familje ka qene ky haur i bagëtive ç’ka të kthen në realitetin e poemës migjeniane,por fqinji i tyre i prekur nga ky realitet para disa muajsh u vuri në dispozicion këtë ambient përkohësisht.

SHKARKO APP