Astmatikët, më të rrezikuarit nga COVID 19. Mjekët: Do të duhet të izolohen deri në 3 muaj
Përveç personave të moshuar, të sëmurët kronikë, dhe personat me imunitet të dobët, edhe astmatikët duhet që të bëjnë shumë kujdes dhe të zbatojnë distancën sociale.
Jonathan Van-Tam, Zëvendës Shefi i Mjekësisë në Angli, thotë se këshillat për distancën sociale për këto grupe njerëzish janë shumë të rrepta.
E këshillueshme nga mjekët është që këta persona të izolohen për 3 muaj në mënyrë që të parandalojnë infektimin nga COVID-19.
Vetëm në Angli, rreth 5 milion persona preken nga Astma në vit ku mesatarisht 200 mijë prej tyre kanë dhe komplikacione.
Kjo sëmundje bën që rrugët e frymëmarrjes, tubat e vegjël që mbajnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive, të ngushtohen, duke e bërë më të vështirë frymëmarrjen.
Koronavirusi i ri është një sëmundje e frymëmarrjes, dhe kështu mund të përkeqësojë simptomat e astmës. Mund të çojë në një krizë të astmës duke rrezikuar edhe jetën e personave.
Pas një temperature të lehtë dhe kollë të vazhdueshme, COVID-19 mund të shkaktojë gulçim dhe shtrëngim në gjoks, duke shkuar edhe deri në pneumoni.
Grupet me rrezik të lartë përfshijnë gjithashtu njerëz me sëmundje të tjera kronike të frymëmarrjes afatgjata, të tilla si sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), emfizemë ose bronkit.
Sipas një studimi në Kinë, rreth 6 përqind e pacientëve të infektuar me COVID-19 të cilët gjithashtu kishin një sëmundje kronike të frymëmarrjes vdiqën.