Ataturku për Ahmet Zogun: “Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë!
“Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Kjo ndoshta nuk ishte thjeshtë një kundërshti e Ataturkut vetëm ndaj Mbretit Zog, se sa një qëndrim i prerë kundër vetvendosjes dhe shtetformimit të shqiptarëve.
Roli i Mustafa Kemal Ataturku nuk ka qenë pro interesave shqiptare edhe pse figura e tij nderua nga shqiptarët. Megjithëse një udhëheqës reformator për vendin e tij, aq sa arriti të vlerësohej me mbiemrin “Ataturk”, nuk mundi të ishte i tillë me shqiptarët prejnga ai edhe kishte origjinën. Ndonëse i dinte rrënjët e tij shqiptare, ai bashkëpunoi me serbët për t’i shpërngulur shqiptarët nga Kosova. Jo vetëm kaq ai është shprehur i vendosur për të mos njohur interesat e vetëvendosjes shqipatre duke e shprehur këtë hapur dhe kadegorik ndaj Ahmet Zogut. Ai ndoshta ishte i vetmi që reagoi ndaj krijimit të Mbretërisë së Shqipërisë, me goditje grushti në tryezë dhe fyerje: “Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Mbase do jem i vetmi në botë. Kjo s’ka rëndësi. Ju betohem, ju jap fjalën që s’kam për ta njohur! Duhet dhënë shembulli. Një njeri i zgjedhur nga njerëzit nuk duhet ta tradhtojë kurrë betimin e tij! Kurrë”!
Ataturku porositi gazetarët që t’i shkruanin fjalët e tij fije e për pe. Ndërsa, kur pas disa ditësh takon një diplomat shqiptar, e pyet me cinizëm: “Asaf Bej, shoh shumë fotografi qesharake nëpër gazeta. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Po vini në skenë ndonjë operetë”?
Ataturku ishte nënçmues ndaj arritjeve sado të vogla të Zogut dhe veçanërisht ndaj aleancës së tij me Italinë. Kështu, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë u ngrinë për tre vjet.