Atleti i verbër hipën në çatinë e avionit për të protestuar, arsyeja është madhore
Një veprim ekstrem i cili krijoi panik në aeroportin e London City, në Londër. James Brown, ish-atlet paraolimpik i verbër, u zvarrit dhe u ngjit në çatinë e një avioni të British Airways, i cili ishte gati për tu ngritur.
Qëllimi i atletit, aktivist i ‘Extinction Rebellion’, lëvizje globale që denoncon emergjencën ambientale, e bëri gjithçka kundër impaktit klimatik të fluturimeve.
Pasi këtë të enjte, qëndroi një orë mbi avion, Brown, u zbrit nga zjarrfikësit dhe u arrestua.
Po ashtu u arrestuan mbi një mijë manifestues të Extinction Rebellion, të cilët tentuan që të bllokonin aksesin ne aeroport.
“Po protestojmë kundër mungesës së veprimit të qeverisë në sferën ambientale. Deklarojnë emergjencën dhe nuk bëjnë asgjë”, deklaroi Brown.