Babai i Greta Thunberg: Nuk fliste dhe nuk hante, tani është më e lumtur

Svante Thunberg, babai i Greta Thunberg, adoleshentes që frymëzoi miliona njerëz t’i bashkohen luftës kundër ndryshimeve klimatike ka rrëfyer për betejat me të cilat ishte përballuar e bija para se të shndërrohej në një ikonë të aktivizmit civil.

“Para se të niste grevën në shkollë ajo u sëmur dhe nuk fliste më. Nuk hante dhe rreshti së shkuari në shkollë. Praktikisht, për një vit, qëndroi në shtëpi. Ajo nuk hëngri për tre ose dy muaj e gjysmë, çka për ne si prindër ishte një makth i vërtetë”, u shpreh ai në një intervistë për BBC.

Edhe pse e pranon se nisma për grevën klimatike e ka bërë më të lumtur 16-vjeçaren, babai i saj shqetësohet për urrejtjen me të cilën ajo përballet, si dhe mungesën e gjatë në shkollë.

Ai shtoi se vendosja e së bijës në radhën e parë të betejës ishte një ide e keqe pasi Greta është përballur me kritika dhe ofendime nga më të ndryshmet.

Nga ana e saj Greta pohoi se qëndrimi kritik i saj mbi çështjet e klimës i detyroi prindërit të përqafonin sjellje më ambientaliste, pasi e ëma hoqi dorë nga udhëtimet me avion ndërsa i ati u bë vegan./

SHKARKO APP