Barketa shkëmbi që shkatërroi paktin detar me Greqinë

Nga Myslim  Pasha

Asnjë studim hartografik nuk është bërë në këto nëntë vjet për natyrën e tij hidrografike dhe hartograike të hapësirës detare që u tentua të delimitohej në vitin 2009.

Po kësilloj, nuk është bërë asnjë matje me teknologji të reja elektronike dhe asnjë diskutim e veçantë se si lindi çështja “ Barketa” pas Paktit të tradhëtisë që s’ekziston më.

Pozicionimi gjeografik, i Barketës është shumë i rëndësishëm për ta trajtuar si një nga rastet kur “metoda e baraslargësisë”  të çon në udhë qorre. Kjo metodë çoi në “pushtimin” paqësor të hapësirës detere te Detit Territorial të Shqipërisë.

“Barketa sjell përshtypjen e njohur, se deti me këtë shkëmb, bën një lojë të vjiueshme, e nxjer dhe e fut sërish në gjirin e tij. Ai është një shkëmb detar nënujor dhe bëhet lojë e procesit të Baticë- Zbaticës. Kjo dukuri në këtë zonë bën që rritje e nivelit të baticës të arrijë në më shumë se 0,5 meter.

Ky nivel e afron mbytjen e tij e cila në dallgëzim mbi mesatar fshihet në ujrat detarë. Kështu që ai nuk mund të quhet ishull, sikundër përdoret në topinimet që shkruhen.

Shqiptarët e këndejmë e quajnë “ishulli i Pleshtit” ( I vogël sa një “plesht”)  Syprina sipërore e tij merr formën e një cekine. Ajo që bëri përshtypje të menjëhershme, me shikim të parë, gjatë konstatimit dhe ballafaqimit me Paktin Detar që u hodh poshtë, “si është e mundur që matja e ndarjes detare në Zonën e Kasmilit të fillonte nga ky shkëm detar ( cekinë ujore)?”

Të gjithë habiten, ndjehen të fyer, të pushtuar, në Detin e Tyre. Ja kjo ka ndodhur në Paktin Detar të tradhëtisë. Tani le të njihemi me përmasa dhe akte ndarjeje që janë dëshmi të pakapërxyeshme.

2. Cilat janë njësitë hidrografike dhe gjeografike që e rrethonjnë këtë shkëmb detar (cektinë detare) ?

Në Lindje është Kepi i Mërtesës ( Ksamil- Shqipëri), ndërkaq në drejtim të jugut, është vija bazore e gjirit të Tetranisit i cili është Gj i i Mbyllur.Vija e Gjirit të Mbyllur është njëlloj si hapësirë tokësore e Instrgritetet Territorial.

Në Perëndim është Korfuzi me njësinë e Kepit Varvara si dhe në veriperendim është ishulli i dukshëm, kodrinë mbiujore, Tignoso ( Peristerit) i cili është në brendësi të hapësirës ujore, pra tej vijës së përfytyruar si të mesme,

Janë kryer matje nga brigjet shqiptare me GPS (Global Position System) duke përcaktuar pozicionimin gjeodezik të shkëmbit Barketa. Në një hartë greke, e cila ndodhet tashmë në Institutin Gjeogrfik Ushtarak janë bërë matje dhe përqasje të largësive të përcaktuara nga të cilat rrjedh se:

-Largësia Barketa- vija bazore e Gjirit të Tetranisit është 1900 metra.

-largësia Barketa- Kepi Varvara është 1932 metra.

Barketa si qendër gjeometrike e shkëmbit është 32 metra tej ( pra në Perëndim” të pikës së përfytyruar të mesit.

Kujt i ka takuar “Barketa” ? Kush ia ka aneksuar Greqisë këtë shkemb=cekinë detare, që ndodhet brenda ujrave detare të Shqipërisë? Ndërkaq nga Protokolli I Firences dihet se ekziston vetem një frazë: “ Mespërmes Kanalit të Korfuzit”

Në dokumete të Marinës Detare thuhet dhe emërtohet se kjo njësi hidrografike i takon Greqisë.

3.Shqipëria përfitonte vetëm 950 metër, kurse Greqia 2850 metër!

Në Paktin Detar të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, vetem në këtë njësi, duke marrë parasysh metodën e baralargësië, cekina detare (shkembi) njëjti standart detar Territorial  sikundër  edhe Dheut Kontinental në Ksamil. Greqia përfitoi atëbotë, 2850 metër, ndërsa Shqipëria e nëpërkëmbur vetëm 950 metër ( kaq e turpshme për shqiptarët).  Kjo është dëshmija tronditëse pse duhet të rinegocohet Marrveshja e Detit për një zgjidhje të Drejtë dhe të Ndershme! A dëgjojnë institucionet e Shqipërisë që Duam? TEMA

SHKARKO APP