“Bashkëshorti thotë se dukem më e vjetër se motra ime më e madhe”

Femrat kanë komplekse të mëdha kur vjen puna tek paraqitja e jashtme. Për këtë arsye, ekziston shprehja: “Kurrë mos e pyesni një femër për moshën”.

Një grua ka një shqetësim më të madh se ky. Ajo ndihet e ofenduar nga komentet që i bën partneri duke e krahasuar me motrën e saj të madhe.

“Bashkëshorti im thotë se dukem më e vjetër se motra ime, e cila është 6 vjet më e madhe se unë. Jam shumë e lënduar. Çfarë duhet të bëj apo të them”, shkruajti gruaja për E.Jean.

Kështu, ekspertja dha disa këshilla që duhet ti ndjekë çdo femër që ka probleme të tilla, që ekzistojnë si shqetësim prej vitesh.

1.Kurrë mos besoni atë që thotë partneri për paraqitjen tuaj (vetëm nëse është kompliment);

2.Asnjëherë mos u shqetësoni për fjalët që partneri thotë për paraqitjen tuaj;

3.Mos e pyesni kurrë partnerin se si duket paraqitja juaj.

SHKARKO APP