Beltoja: Në Itali ka kapacitete spitalore, problem sëmundjet e tjera

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Alban Beltoja u shpreh se në Milo janë shtuar të prekurit pasi nuk ishte një goditje të fortë  në valën e parë.

Beltoja: Këtu ku jam unë numrat janë më të stabilizuar. Zona më e prekur është Milano që u kursye nga goditja e parë. Mbyllja filloi me dekretet e fundit të tetorit. Duhen dy javë për të parë efektet.

Por ne po shohim se ka një stabizlim të numrit të të infektuarve që nga 40 mijë ka shkuar në 300 mijë. Pastaj kjo shihet te maja e piramidës dhe te puna jonë te numri i të sëmurëve që vijnë në terapi intensive. Ne kemi ezauruar 50% të shtretërve, por nuk janë problem shtretërit.

Kemi kapacitete njerëzore dhe specialistë, por probleme është se sëmundjet e tjera nuk janë zhdukur. Nëse nuk ka vende në spitale ku do të trajtohen këta pacientë?

SHKARKO APP