“Bënin të skuqeshin ata që na drejtojnë”, Mirush Kabashi në homazhet e Likos: Ky ishte amaneti i fundit i Metit

Po kryhen homazhet sot në nder të parodistit të Vlorës Muhamet Liko në teatrin Petro Marko të këtij qyteti. Miq, familjarë dhe shumë kolegë të Likos kanë qenë sot të pranishëm në Vlorë, ndërsa janë shfaqur të përlotur, për këtë humbje të parakohshme.

Në këto homazhe ka qenë i pranishëm dhe aktori Mirush Kabashi, i cili tha se amaneti i fundit i Muhamet Likos ishte të përçonte te brezat e rinj humorin që iu qëndron pranë problematikave të qytetarëve.

“Ata nuk bënë humor për hatër të humorit, kishin një humor të zi që na bënte ti thërrisnin kokën, dhe bënin që të skuqeshin ata që na drejtojnë. Ata kanë ngritur vlerat intelektuale të Vlorës, amaneti i fundit i Metit para se të ikte në Itali ishte transmetimi i vlerave të tyre te artistët e rinj. Dhanë shembullin si artistët mund të jenë dhe njerëz të jashtëzakonshëm”, u shpreh Kabashi.

Një mesazh prekës ka dhënë dhe aktori Agron Llakaj, i cili tha se nuk mund ta pranonte dot humbjen e Likos, dhe se ai do të mbetej i përjetshëm.

Liko u nda nga jeta 5 ditë më parë në Itali, ku kishte shkruar për të kryer një operacion në zemër, por nuk mundi që të dilte dot gjallë nga salla. Ai la pas gruan dhe dy fëmijë, ndërsa mijëra shqiptarë do të kujtojnë ndër breza humorin e tij të jashtëzakonshm.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/848857678802044/

SHKARKO APP