Binaja, mamaja dhe hataja…     

Nga: AGIM JAZAJ – 

Pëllumb Pashaj; ka dorëzuar, kartën e antarsimit të “Rilindjes” këto ditë kryetarit të PS- Vlorë; Anduel Tahiraj, në mënyrë demonstrative!… Artan Haxhaj, i ka marë kartën e identitetit nënës së tij, Teshes, për të mos shkuar; në votimet e 30 qershorit!…

Shëmbuj sa të thjeshtë, aq dhe domethënës, të cilët i mësojmë taze, këto ditë nga vet autorët e tyre dhe aq të rralla, sa dhe të lakmuara për qytetarinë, lexuesin tonë!

I riu Pëllumb Pashaj, është me origjinë nga Sevasteri i Vlorës, me vullnet e pjekuri admiruese, pëllumb (jo korb) shikim largët, ngjan se sheh deri prapa malit edhe me këtë akt të shpalosur. Një shëmbull i rrallë, apelues dhe referues…

Kishim kohë pa u takuar, por kafja e rastësishme, dje në qëndër të Vlorës, na mësoi dhe këtë shëmbull të rrallë, për ta publikuar, referuar dhe frymëzuar në faqet e shtypit… Ah! Sikur të ishte vullneti, arsyetimi dhe veprimi i çdo njeriu-njeri? Kemi vakum në formimin dhe emancipimin e shoqërisë, defiçencë për shëmbuj të tillë.

Pëllumbi ishte menduar gjatë, i ishte mbushur mëndja top; për tu larguar nga vatha e pistë, tufa e zgjebosur, sepse zgjebja e pllakosur në; stallën dhe tufën e “Rilindiste” ka prekur rëndë Tufën, Bariun, Stallën, Kullotën, do t’më prekte edhe më rëndë mua, madje do t’ua ngjisja edhe të tjerëve. Dhe u nis për në selinë e PS -Vlorë. Takoi drejtë për drejtë kreun e saj; Anduel Tahirin. I komunikoi vendimin e formës së prerë. I zgjati Kartën e antarsisë. “Nuk e meritojë këtë kartë, nuk ishte për mua! Mendova dhe dëshirova t’i shërbeja vetes, familjes time, vendit tim, me gjongul, me pasion, të realizojmë zgjedhje për të zgjidhur hallet e këtij vendi dhe jo zgjedhje për të sunduar këtë vend”. Dhe kryefjala, apo protesta kulmon me zgjedhjet-vjedhjet e 30 qershorit, që vijojnë nga vjedhjet- e “zgjedhjeve” të vitit 2015. Kurrë nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën, nuk bëjmë zgjedhje për partinë Socialiste, Rilindiste, nuk mund të bëhem pjesë e këtij krimi e mallkimi, sepse mallkimi i popullit tim më ndjek pas, deri në varr- thot edhe i riu, me mendimin e moçëm. Kam ndërprerë çdo marëdhënie, deri kam fshirë edhe numrat e telefonëve- thot Pëllumbi. Unë do të jem në radhët e atyre që refuzojnë këtë farsë, le të mësojnë edhe të tjerët, që ju dhimbset Vlora, vota e sovranit, ju dhimbset vendi, të largohen nga ajo vathë e tufë e prekur rëndë nga zgjebja. Të pastrojmë dhe dezinfektojmë Stallën, Tufën edhe Bariun e fëlliqur rëndë!

Zgjedhjet pa zgjidhje, të qershorit 2019, kanë qënë arsyet që e kanë shtyrë të riun Pashaj, të bëj këtë veprim si pasha, madje të përciell edhe këtë mesazh: “Zgjedhjet pa konkurues, pa garë, me veten në garë, janë një antikap ligjor, por edhe një antikap mendor”: thot Pëllumbi.

Disa njerëz thonë pa e peshuar, apo dhe më një lloj “krenarie”. “Jam me prejardhje; i majtë, apo i djathtë”. Po a mund të ruaj unë këtë traditë, e cila na ka rrënuar e turpëruar edhe në syt e botës. Sepse vërtetë disa thonë se; “Jam familje dëshmori, po harrojnë dhe vet këta mjeranë, abuzojnë me apiratën e dëshmorëve”. Sepse po të ishin dëshmorët gjallë dhe të shihnin Shqipërine e sotme, do t’na bënin lanet, dhe gjakun harëm! Sepse, dëshmorët që u referohen refrakatarët, të verbërit nga trut, nuk ranë për këtë Shqipëri, ku krimi i Rilindjes ka prekur majat, kanabizimi i vendit, nga i parceluar në Lazarat, u shtri në gjithë Vendin. Ku vendi me gjithë këto pasuri të rralla, është në varfëri ekstreme, e cila vjen duke u thelluar. Rilindja për të cilën e votuan shqiptarët, nuk e mbushi, por e thelloi edhe më gropën e krizës dhe nuk ka asnjë perspektivë për ardhmërinë tonë. Ndaj Pëllumbi u apelon bashkëqyteravë të tij: “Nuk mund të shkojmë në zgjedhje për të zgjedhur qeverisjen, pa marë pjesë të gjithë bashkëqeverisësit”. Pëllumbi e dha mesazhin, u bën gjithashtu thirrje gjithë pëllumbave, dallandysheve, sorrave dhe korbave të apelojnë dhe t’i thërrasin arsyes: Shqipëria është e gjithë shqiptarëv, Vlora ëshët e gjithë vlonjatëve dhe pronë e gjithë Shqiptarëve, të mos bëhen vegëla qorre të politikës qorre, që marin nëpër këmbë të drejtat themelore, të bashkëqytetarëve, të bashkëkomabasve të tyre…

Pëllumbi; synonte dhe kontribuonte, të pastronte stallën, kotecin e ndotur, por u ndesh me bariun xhahil të tufës, me çakejt dhe hienat, me korbat dhe sorrat, që kanë ngritur stallën dhe mbarështojnë këtë tufë…

Sepse: Llogaria është fare e thjeshtë, raporti është i pa barabard.

3 zgjedhës i bojkotojë zgjedhjet dhe 1 zgjedhës, mund të bëjë zgjedhje? Pra, “Ky është një antikap ligjor, sa dhe mendor”.

“A mund të ket zgjedhje, garë në 32 bashki, pa rivalë?

PS- “Rilindja” konkuron e vetme”?-arsyeton dhe proteston-  Pëllumbi

 

 I KA MARË TË ËMËS, KARTEN E IDENTITETIT

 

Po thuajse me gjithë shitset e ish ndërmarjes së Librit në Vlorë, njiheshim, kishim shoqëri, po edhe ruajmë miqsi. Këta njerëz në shumicë; zonja e kishin “luksin” të kishin në duar të parat, çdo botim të ditës, por edhe përfitonin të parat nga kontakti me librin dhe shtypin e kohës.

Ditë më pare Teshe Haxhaj i kish rënë në dorë, dhe syri i kish kapur një shkrim i kish bërë përshtypje, për zgjedhjet e 30 qershorit…Sikur shihte “plagën e vet që i dhimbte”, por dhe “kurën” që mund të aplikonte, të shëronte dhimbjen”!

Teshja (dhe jo vetëm ajo), paska “rënë në bela” me binanë e vet- Artanin…Tani i ka marë kartën e identitetit nënës së tij, për të mos shkuar, në votimet e datës 30 qershor!

 Mos o perendi! Mund të përballet edhe me ligjin: “Për pengimin të personit, për të votuar deri me ndalimin për në vëndet e BE-s”. Edhe dje paralajmëroi prerë kryeministri! Ishallah nuk ankohet nëna për binanë! S’kemi parë gjë akoma! Dhe ku është fundi, fundi i kësaj marrëzie nga të marrët, por edhe demonstrimi i arsyes qytetare, të cilët zotrojnë veten, kanë dy gram mend në kokë, nuk bëhen mish për top, veprojnë dhe i japin notën e merituar, sa dhe të vonuar, politikës grabitqare, zullumqare- antiqytetare…

Madje thonë rreth e rrotull nën zë se: “Teshja mos ka kërkuar edhe ndonjë avokat, avokot për të dalë nga kjo hata”?! Tani, djali i saj, i haberosur dhe i orientuar e “ka privuar” të jemën të mos shkojë për të votuar më 30 qershor. Ai na thot me gojën e vet: “I kam marë Kartën e identitetit”!… Mos do shkojë, të votoj me pasaportën?!

Halli madh me këtë njerëz besnik edhe me të pa besët!

Ajo ka qënë anëtare e P.P-s, model i sinqeritetit. Këtë se vemë në dyshim, as ne që e kemi njohur prej asaj kohe. Meqënse ka qënë anëtare e PP-s, i ka mbetur ora si i thonë llafit të Ura… I njoh këto anë të Labërisë.

Një qejfëlli, pasi kishte kthyer disa kupa ja merte këngës: “Te ura, moj te ura”…Mirpo khesi i këngës i thot marrësit: “Do në hedhesh tutje urës, apo do na mbash te ura”?!…

Edhe Teshes, jo vetëm asaj, u ka mbetur akrepi i orës te ura… në Drashovicë… Mirpo një tregëtar perimesh në Orizi, i Vlorës, kishte vendosur një tabelë te buza e banaku- provizor: “Ndalohet shitja, shërbimi dhe afrimi për ish anëtarët e PP-s”!

Kalimtarët e shihni dhe u shkaktone buzëqeshje, po edhe mbledhje të buzëve, dukej nga rasati i PP-s.

Dhe jo vetëm Tushja, por shumica e këtij kontigjenti heretik, ose si i klasifikojnë shumica e orinteruar, janë: “Vota qorre”, as transformohen dhe as e transferojnë votën”. Por më kryesorja thot -Tani janë: Zgjedhjet e 30 qershorit, pa asnjë parti tjetër politike, pa garë. Kryesorja është se kjo prerje, nostalgjikësh përbën 10 deri 15 përqind të zgjedhësve, dhe mbajnë peng edhe të ardhmen tonë, të fëmijve tanë, votojnë edhe po t’i vras e pres, t’i shtyp e shtrydh, partia, për lider- menderët! Ky kontigjent është i pa mundur të ndryshojë veten dhe votën, mbajnë peng edhe të ardhmen e vendit, pa menduar se çfarë dëmi i bëjnë vendit me “besnikrinë” e pa besisë së tyre ndaj partisë, me pabesinë e partisë, ndaj shoqërisë Shqiptare!…

   ***

Ah o militant i shkretë,

Me instikt voton partinë.

Të vras nënën dhe babanë,

Le të shes dhe Shqipërinë!

 

A ka precedent?! Të qarkullohen sa më shpesh elitat? Të bëhen zgjedhje qoftë dhe në një hark kohor të caktuar, me qeveri teknike?

Sa më shpesh të pastrohet stalla e zgjebosur, pusi i veremosur, aq më shpejtë do pastrohet uji në fundin e pusit?…

Si shumë nostalgjik, besnik dhe me të pa besët, votojnë me instik partinë e pabesë, liderin pervers, që i pret edhe këta militant të verbuar në besë, duke mbajtur në robëri me votën qorre; të sotmen e tyre dhe të ardhmen e bijve dhe bijave, nipër e mbesave…Dhe vota e instiktit,vota qorre, po mban gjatë, me litarin në qafë një shoqëri të tërë, ndaj e ka detyruar edhe Tanin, djalin inteligjent dhe artist të “ndërmarë një vendimarje të pa ligjshme”, të rrallë sa dhe të moralshëm…

Djali i ka marë kartën e identitetit, nënës; Të mos shkoj për të votuar qeverisjen, një partiake të 30 qershorit”, duke dhënë modelin e qytetarisë, për të mjekuar këtë plagë të hershme, nga këto mentalitete që bëjnë hata gjatë, mbi shoqërinë, i kemi edhe prinderit tanë nostalgjik…

Meqënse binaja nuk ka mundur t’i transformojë e ndalojë mentalitetin, ai po i ndalon votimin, votën qorre, e cila dëmton shoqërinë, që i dhimbset, dëmtojnë të sotmen dhe të nesërmen e shoqërisë shqiptare. Me këto mentalitete, kurrë nuk mund të shkojmë në Europë. Edhe “elita” qeverisëse e “synon” futjen e vendit në BE, po kërkon të futet me këmbë të pista…

Dhe…Kur jep dorëheqjen si kryeminstre; Mei e Anglisë, Kancelari i Austrisë, Kryeministri i Greqisë, kryeministri i Danimarkës?…

Përballë hatave tundet kryeministri ynë, u jep mend edhe Europës!

Tufa me kusarë dhe kopeja me kriminel, kanë marrë yrysh, shtohen në numër e rasat!…

Kur bashkëbiseduesi ja thot këtë model dje edhe Agron Kalos, ky i përgjgjet: “Jemi shumë larg”. Po pse të rrim larg e të mos u afrohemi, pse të mos u referohemi e frymëzohemi nga modele; të përparuara, pse të mos bëjmë hapa përpara”?!…

I thua, po kujt ja thua?- thot një llaf i motçëm.

Nga të prapambeturit, vjen përparimi?

Udhëheqës është ai personalitet që parashikon dhe parandalon çdo lloj krize. Udhëheqës formohet ai që nuk nxjerr plumba nga goja, nuk prodhon helm nga shpirti. Është ai dhe mbetet ai që nuk mendon, e synon pushtetin e tij të sotëm, por synon të nesërmen e tij, të mbetet në tempull si; shërbëtor i vendit të tij! Udhëheqës janë dhe mbeten ata që skuqen në surrat edhe për çdo gabim të të tjerëve, për ata që i ka zgjedhur rreth vetës…

Udhëheqës bëhen dhe mbeten ata që ndjejnë dhimbjet e të tjerëve, si në trupin e tyre…

Ndërsa Pëllumbi dhe Tani na japin modelin e munguar, të shoqërisë, për Shqipërinë e vonuar, për Shqipërinë që duam!

Njeriu duhet të vetpastrohet, të transformohet, të kontribuoj me; transformimin, po dhe me transferimin e votës, për transformimin, emancipimin e shoqërisë dhe të qeverisjeve… 

SHKARKO APP