Bisedimet me fqinjët duhet të nisin me çështjen çame

Nga Marin Mema
Bisedimet me fqinjët duhet të nisin me çështjen çame. Nuk mund të harrohen e lihen mënjanë ata mijëra e mijëra të masakruar e pasuesit e tyre që ende edhe sot në vitin 2020 nuk lejohen të vizitojnë varret e të parëve, shtëpitë, pragjet e përgjakura…
Me ligjin e luftës që duket e pabesueshme sesi vazhdon të përdoret edhe sot kundër shqiptarëve.
Duhet folur për miliona arvanitasit e po kështu për pronat e blera nga shqiptarët ne fillimin e shekullit të XX në Athinë, Selanik, Xanthi, Patra e me rradhë. Prona që u konfiskuan me reformën agrare të viteve 1925-27 në Greqi. Ende edhe sot një nga shtëpitë më të mëdha në Selanik është ajo e Hasan Prishtinës apo ato të dikurshme të klubit “Bashkimi” e me rradhë. Pa harruar ato të komunitetit bektashi në Thesali e qindra pronat e vjetra në Athinë. Të gjitha janë të dokumentuara madje gjënden të detajuara edhe në arkivat e shtetit shqiptar.
Sigurisht janë ato të popullësisë autoktone çame që ende presin zgjidhje.
Pasi të mbarojmë të gjitha këto mund të ulemi të diskutojmë për të tjerat… Vetëm në këtë mënyrë do jemi në kushte të barabarta dhe me të vërtetat historike mbi tryezë, pa ekstremizma, pa klithje, pa urrejtje dhe pa kulisa të fshehta. Këto janë zgjidhje të vërteta dhe afatgjata. Por kjo nuk ka ndodhur e nuk ndodh sepse politikës sonë gjithë anësh nuk ja ndjen fare për këtë tokë dhe as për historinë e saj, por vetëm për interesat e çastit, për politikë të çastit. Në funksion të saj mund të shesin gjithçka. Kjo është e vërteta. Shqipërinë nuk e duan !

SHKARKO APP