Bizneset shqiptare kanë “ngrirë”. A do të merren pagat e muajit mars?

Zhvillimet e reja që vijnë çdo ditë prej pandemisë, kanë bërë që bizneset të llogarisin me laps e letër pasojat e saj. Mungesa e likuiditetit pritet të sjellë probleme me pagat e muajit mars, pasi askush nuk ishte i përgatitur për një situatë të tillë.

Paralizimi i shumë aktiviteteve tregtare dhe shërbimeve, do të sjellë shkurtimin e shumë vendeve pune, duke bërë që qytetarët të kërkojnë asistencë sociale, një barrë më shumë kjo për buxhetin e shtetit.

Sipas sipërmarrësit Flamur Hoxha, rreth 70% e fasonëve nuk kanë likuiditet pasi nuk janë paguar nga kllientët italianë.

Si rrjedhim një pjesë e madhe e punonjësve do të mbeten pa marrë paga. Coronavirus ka ulur të gjitha pritshmëritë ekonomike të qeverisë për vitin 2020. Sipas ministrisë së financave prodhimi i brendshëm bruto do të shoqërohet me tkurrje, ndërsa rritja ekonomike parashikohet deri në 2%.

Bizneset shqiptare kanë “ngrirë”. A do të merren pagat e muajit mars? / Monitor 23

Qeveria blen jashtë maska mbrojtëse , fasonët shqiptarë prodhojnë për BE. 

Për të përballuar nevojat për pajisje mjeksore gjatë pandemisë së Covid-19 ministrisë së shëndetësisë i është vënë në dispozicion një fond i vecantë. Sipas njoftimeve zyrtare deri tani kanë mbërritur nga Turqia 25 ton pajisje ku përfshihen medikamente dhe pajisje mbrojtëse për bluzat e bardha.
Dhe si për ironi, ndërkohë që në spitalet tona do të ketë produkte importi të sapo blera, fasoneritë shqiptare janë duke prodhuar për eksport pajisje mbrojtëse për vendet evropiane.

(BalkanWeb)

SHKARKO APP