Biznesi: Qeveria mashtroi, ma refuzoi pagën e luftës
Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të hënë denoncimin e znj. Vilma Bilali, administratore e një biznesi të vogël, të cilës i është refuzuar kërkesa për pagën e luftës.
Kryeministri Rama, premtoi mbështetje financiare për biznesin e vogël, si një nga shtyllat më të goditura të ekonomisë nga pandemia e COVID-19.
Për ta konkretizuar këtë qeveria nxorri vendimin nr.254, datë 27.3.2020 për masën e përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë.
Ky vendim i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shumë se 3 (tre) muaj
Shumë biznese aplikuan , por në përfundim morën refuzimin e pagës së luftës.
Znj. Vilma Bilali, e gjendur në një situatë të vështirë kërkon ndihmë në emisionin “BOOM”
Bilali: Jam e stresuar, nervozuar në lidhje me pagën e luftës që më është refuzuar.Kërkesa ime drejtuar z.Gjovalin Loka ishte duke qenë që unë kam produkte natyrale, që sjellin benefite për problemet shëndetësore i kërkova të shërbej në mënyrën onlinë, sigurisht dhe me dyqanin fizik dhe përgjigja ishte dy orë paradite një orë pasdite. Nuk e kam ushtruar aktivitetin në këto kushte dhe për shkakun e gjendjes së rënduar të bashkëshortit në spital.Që në kohën e tërmetit kam pas dyqanin ngjitur pati dëmtime edhe të produkteve gati një milion e ca lekë mjaltra më ranë mu thyen. Mbeta një muaj pa punë. I drejtohem z.Kryministër jo disa të nënës dhe disa të njerkës, por t`i hapi sytë dhe ti kontrolloj mirë bizneset e vogla.
Fusha e veprimtarisë së biznesit të vogël të znj.Vila Bilali është “Tregti me pakicë e produkteve kozmetike natyrale”.
Në listën e parë të publikuar në faqen e Drejtorisë së Tatimeve në numrin rendor 78 përfshihet dhe biznesi i saj, thuhet lejohet të punojë.
Zonja Bilali nuk përfitoi nga ndihma e parashikuar në vendimin 254 datë 27.03.2020 për përfitimin e ndihmës financiare pasi paska pasur të drejtë të ushtrojë aktivitetin, por zonja Bilali, nuk e ka ditur një gjë të tillë.
Në lidhje me këtë kategori shteti, miratoi zgjerimin e paketës financiare.
Zonja Bilali në këtë rast duhet të aplikojë për të përfituar nga paketa e zgjeruar, duke shpresuar që këtë herë të mos refuzohet.
Emisioni “BOOM” shkoi për të marrë një informacion tek Njësia Administrative Fushë-Krujë, territor ku zonja ushtron dhe aktivitetin, për të pyetur në lidhje me refuzimin e pagës së luftës dhe atë ç`ka mund të përfitojë zonja me zgjerimin e paketës.
Por në njësinë administrative Fushë-Krujë na thanë aty ishte vetëm zyra e taksave ndërsa ajo e tatimeve ishte në Krujë, por e mbyllur për shkak të situatës.
Më pas “BOOM” kontaktoi në telefon drejtorin e departamentit për sigurinë publike z.Gjovalin Loka.
Ai sqaron se znj. Vilma Bilali nuk mund të shpërndajë porosi online pasi nuk jepet leja për automjetet për të bërë shpërndarje.
Por ajo mund të shkojë në punë pasi aktiviteti i saj mund të qëndrojë i hapur në vazhdim. Për periudhën që e ka pasur të mbyllur ajo duhet të përfitoj nga zgjerimi i paketës financiare.