Bledian Koka: SPAK heshti, tashmë paditësi është kthyer në të paditur

Pas sekuestrimit të pronave të presidentit të Yldon Media Grup, Ylli Ndroqi, ka reaguar edhe gazetari i njohur Bledian Koka, i cili përmes një postimi në “Facebook” ka akuzuar SPAK po vepron sipas interesave të partisë në pushtet.

Ai është shprehur se SPAK ka heshtur kur Ndroqi paditi Erion Veliajn, ndërsa tani paditësi është kthyer në të paditur, kurse Veliaj fshihet me COVID-19 në rezidencën e tij multimilionëshe.

Postimi i plotë

“Koincidencat SPAK-jane Kur Ylli Ndroqi padit Erion Veliaj per kercenime SPAK-u hesht, por ama kur gjyqi merr trajta serioze paditesi kthehet i paditur, ndersa i padituri fshihet me COVID ne rezidencen e tij multimilioneshe ne Kodra qe kerkojne Diell. A i shikon SPAK-u keto neomiliarderet qe nuk kane firmosur kurre nje bordero? p.s…dmth tani ska me as vend per gjykaten se kemi SPAK-un qe pret sipas interesave te RILINIDJES qe polli drejtesine e re sur measure…”

SHKARKO APP