Blendi Fevziu: Para 100 vitesh dihej numri i saktë e banorëve në Tiranë, sot nuk e dimë

Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, gazetari Blendi Fevziu në studion e lajmeve në Ora News ka publikuar dy dokumente të  shkurtit 1920, ku Tirana përmendet si kryeqytet provizor dhe ku tregohet numri i saktë i banorëve në Tiranë.

Sot thotë, Fevizu, pas 100 vjetësh nuk e dimë sa banorë ka Tirana.

Blendi Fevziu: Një dokument tregon sa banorë kishte Tirana në atë kohë. Është një numërim i saktë, kishte 11 mijë e 300 banorë dhe diku rreth 2 mijë e ca shtëpi. Dokumenti i tregon të gjitha, lagjja  “Sulejman Pasha” 397 shtëpi, 1846 banorë, lagjja tjetër 385 shtëpi 1714 banorë që përfshin Tabak, Njumajt, Hysajt etj. Sot pas 100 vjetësh ne nuk e dimë sa banorë ka Tirana, para 100 vjetësh e dinim me saktësi sa shtëpi dhe sa banorë kishte.

Fevziu përmendi edhe një kuriozitet për Tiranën në kohën kur u shpall kryeqytet.

Blendi Fevziu: Ka një kuriozitet që është shumë interesant. Tirana në momentin që u shpall kryeqytet ishte nënprefekturë e Durrësit. Jo vetëm aq, problemi më komik ishte që Tirana u shpall kryeqytet në 1925 dhe mbeti sërish nën prefekturë e Durrësit deri në 1926 që u kujtuan që Tirana kalonte më vete, Pastaj rritja e Tiranës është galoponte nga 1920.

SHKARKO APP