Blendi Fevziu: “Tirana e Nonës”, dedikim për dy vajzat e mia

Librin e tij më të fundit, “Tirana e Nonës” autori Blendi Fevziu ja ka dedikuar dy vajzave të tij. Ai thotë se ky libër do të shërbejë për të mbajtur gjallë historinë e familjes së tij.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Fevziu u shpreh se kur po shkruante këtë libër, kuptoi se nuk mund të merrte asnjë përgjigje për pikëpyetjet që kishte lidhur me historitë e familjes, pasi asnjë prej të afërmve që kishte dijeni nuk jeton më.

Ia kam dedikuar dy vajzave për një arsye shumë të thjeshtë. Në momentin që po shkruaja librin dhe që doja të dija shumë më tepër histori të vjetra të familjes, befas ime më s’jetonte më, daja i mamit s’jetonte më i cili dinte shumë histori, stërgjyshja nuk jetonte më, gjyshja nuk jetonte më edhe pse ishte shumë indiferente ndaj historive të familjes, dhe nuk gjeja më njerëz të cilët t’i pyesja. Atëherë, duke kërkuar që të gjeja njerëz që t’i pyesja, gjeta shënimet e dajës së mamit që ka ndërruar jetë në 2010, dhe brenda tyre gjeta shumë gjëra. Por dhe brenda shënimeve kisha me dhjetra pikëpyetje të cilat doja t’ia drejtoja. Dhe e kuptova që nuk mund të merrja më përgjigje kurrë për këto pikëpyetje të jetës familjare. Dhe mendova që nëse në një moment të caktuar, vajzat e mia do jenë kurioze për jetën e familjes, do jenë kurioze nga vijnë, kush janë stërgjyshërit, katragjyshërit, cila është jeta familjare e tyre, dhe kur unë mbase mund të mos jem dhe do kenë pikëpyetjet e tyre, gjithsesi ky libër i jep një përgjigje disa pikëpyetjeve. Edhe pse kjo është ndjesia ime personale. Jo gjithmonë fëmijët kanë të njëjtën ndjesi që ka prindi. Jo të gjithë lidhen njësoj me rrënjët familjare”, u shpreh gazetari Blendi Fevziu.

Në librin “Tirana e Nonës”, autori Blendi Fevziu rrëfen kujtimet e fëmijërisë së tij që u shënjuan nga tre gra, ndër të cilat më kryesorja stërgjyshja e tij. Ky botim do të jetë pjesë e Panairit të Librit. 

SHKARKO APP