Bllokimi nga pandemia modifikon trurin tonë, ja çfarë po na ndodh

Ndonëse mund të mos jemi prekur nga virusi, që të kemi nevojë për trajtim mjekësor por pasoja tek ne virusi vdekjeprurës ka lënë. Izolimi social mund të çojë në humor të keq dhe vështirësi në marrëdhënie. Arsyeja është e gjitha në tru, e cila testohet nga bllokimi. Bllokimi është një provë e plotë e rezistencës. Është një izolim shoqëror në të cilin kontaktet e vetme që mund të keni janë ato me familjen tuaj. Njerëz të njëjtë, dinamikë e njëjtë, asnjë lloj stimulimi i jashtëm në shtëpinë tuaj dhe rrjedhimisht, pak përvoja. Pak nga pak truri modifikon strukturën e tij. Kjo është mënyra sesi bllokimi po ndryshon trurin tonë.

Stresi bëhet kronik

Shqetësimi i vazhdueshëm për shëndetin, izolimi shoqëror, kufizimi i aktiviteteve (shtëpi-punë-shtëpi për ata që shkojnë në punë, apo shtëpi-supermarket-shtëpi për të tjerët) bën që të krijohet një situatë e stresit kronik. Hormoni i stresit qarkullon në nivele të larta për një kohë të gjatë dhe kjo mund të modifikojë përgjigjet inflamatore dhe imune. Vëzhgimi i sinjaleve të lodhjes që trupi ynë na dërgon mund të jetë vendimtar për të vepruar menjëherë, duke kërkuar kënaqësi që mund të qarkullojnë endorfinën. Duke kërkuar stimuj (edhe brenda kufizimeve të lejuara) do të jetë e mundur të ngadalësohet ky proces duke i dhënë pak frymë trurit tonë.

Ndryshojnë emocionet

Instituti i Teknologjisë në Kaliforni ka treguar që në situata të izolimit të zgjatur shoqëror për më shumë se dy javë, proteina neurokine B rritet. Niveli i kësaj proteine ​​mund të shkaktojë nervozizëm, frikë, agresion dhe mbindjeshmëri ndaj stimujve të jashtëm. Ajo që ndjeni është normale dhe mund të jetë pasojë e këtij momenti të vështirë.

Ndryshimet e pjesës së ballore të trurit

Ndryshimet e pjesës së përparme të trurit modifikohen në situatat e izolimit shoqëror. Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë Icahn kanë zbuluar se ka qeliza të korteksit medial paraballor që aktivizohen në situata shoqërore. Nëse nuk janë aktivizuar në fëmijëri, do të jetë r vështirë të aktivizohen edhe në moshën e rritur. Këto qeliza janë përgjegjëse për ndërveprimin njerëzor të cilat, për këtë arsye, mund të jenë më të lodhshme për të rriturit.

SHKARKO APP