Bluza me foton që u bë virale, senatori Bernie Sanders mbledh 1.8 mln $, gjithçka do të shkojë për bamirësi

Senatori Bernie Sanders përdori memen e tij për bamirësi. Nga shitjet e bluzave në të cilat ai është portretizuar me pamjen e përdorur në përurimin e Presidentit Biden, ai ka mbledhur 1.8 milionë dollarë.

Memeja e senatorit të Vermontit,i ulur në një karrige me xhup e doreza të mëdha prej leshi bëri xhiron e botës në rrjetet sociale dhe ka frymëzuar ekipin e tij të propozojë një pulovër me imazhin e Sanders shoqëruar me fjalët “Presidenti Sanders”. Të ardhurat nga shitjet shkuan për bamirësi të ndryshme në Vermont.

Bluza e zezë e cila kushton 45 dollarë duket të jetë po aq popullore sa memet e krijuara me foton, produkti i parë u shit në më pak se 30 minuta të enjten në mbrëmje, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e Sanders.

“Unë dhe Jane(gruaja e tij) jemi habitur nga krijimtaria e treguar nga kaq shumë njerëz gjatë javës së kaluar dhe jemi të kënaqur që mund të përdorim famën time të internetit për të ndihmuar qytetarët në nevojë të Vermontit,” tha Sanders në një deklaratë.

 

SHKARKO APP