“Bonnie dhe Clyde” italianë, arrestohen në Tajlandë për mashtrimin e “George Clooney-t”

Një italian i cili shtirej si aktori i njohur i Hollywoodit George Clooney, për të shitur rroba online është arrestuar me gruan e tij në Tajlandë pas disa vitesh në arrati, bëri me dije policia vendase të dielën. Francesco Galdelli, 58 vjeç dhe Vanja Goffi, 45 vjeç, u arrestuan të shtunën në një shtëpi në periferi të Pattayas, pas një operacioni midis autoriteteve tajlandeze dhe italiane, thanë zyrtarët. “Gjatë marrjes në pyetje, Francesco pranoi se kishte pretenduar të ishte George Clooney dhe hapur në emër të tij një biznes rrobash, për të mashtruar njerëzit në dërgimin e parave”, njoftuan përmes një deklarate Divizioni i Shtypjes së Krimit së Tajlandës.

Çifti është gjithashtu i kërkuar në Itali për mashtrime të shumta duke përfshirë shitjen e rreme të orëve Rolex online, thuhet në deklaratë. Ndonjëherë talleshin me viktimat e tyre duke dërguar paketa kripe në vend të orëve. Krimet e tyre bënë që ato të njiheshin si ‘Bonnie dhe Clyde’ italian, hajdutët famëkeq amerikan të bankave të epokës së Depresionit të Madh.

Ata u kapën pasi policia rrethoi kompleksin e tyre të luksit nëpërmjet vëzhgimit të realizuar nëpërmjet një mbikëqyrjeje elektronike dhe një dron, tha policia italiane në një deklaratë. Pattaya, qyteti tajlandez ku u gjetën të fshehur, është famëkeq si një strehë për gangsterët dhe kriminelët nga e gjithë bota. “Ata qëndruan në Tajlandë që nga viti 2014 dhe nuk ikën kurrë”, tha policia, duke shtuar se një gjykatë do t’i ngarkojë ato sipas ligjeve lokale të emigracionit përpara se të fillojnë procedimet e ekstradimit.

Burimi: France24

SHKARKO APP