Bonus 250 mijë lekë për mjekët

Në një kohë kur Gjermania është duke marrë mjekët shqiptarë qeveria shton bonusin për mjekët specialistë. Vendimi i qeverisë parashikon se për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë vendos përveç pagës, trajtimin financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Sipas këtij vendimi që vjen në një kohë kur spitalet po zbrazen nga mjekët, vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Bonusi për mjeket ka qenë me i vogël dhe në shumë raste nuk ka funksionuar për shkak se mjeket nuk pranonin të shkonin në rrethe për pagesa deri ne 150 mijë lekë në muaj.

SHKARKO APP