Bonusi i qirasë/Çuçi: Deri më tani për 922 familje në Tiranë dhe 666 në Durrës

“922 familje në Tiranë dhe 666 familje në Durrës kanë përfituar deri tani bonusin e qirasë, ndërkohë që edhe këshillat bashkiakë të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës kanë miratuar listën e familjeve përfituese”. Kështu tha drejtuesi qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Blendi Çuçi, njëkohësisht ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. ”Pasi siguruam strehimin e përkohshëm të banorëve të prekur nga tërmeti në qendra akomoduese dhe njësi lëvizëse, filluam marrjen e masave për një zgjidhje afatmesme të strehimit për këta banorë”. Për këtë qëllim tha ai, ka nisur adaptimi i skemës së bonusit të qirasë për banorët e prekur.

SHKARKO APP