Bora nuk ikën as në prill, zbardhen zonat malore në vend
Ulja e temperaturave gjatë mbrëmjes së të shtunës, ka bërë që në shumë zona malore të vendit të rikthehen reshjet e dëborës.
Këto pamje vijnë nga Puka.
Reshjet gjatë natës kanë bërë që dëbora të shkojë në disa centimetra në qytet, dhe në fshatrat përreth.
Edhe qyteti i Peshkopisë këtë mëngjes u zgjua i veshur me të bardhë.
Pothuajse e gjithë zona e Dibrës është përfshirë nga temepraturat e ulëta dhe reshjet e dëborës.
Zona e Valbonës ka qenë ndër më të prekurat nga reshjet
Aty dëbora ka shkuar në disa centiemtra ndërsa ka mbuluar gjithçka me të bardhë.
Prezencë dëbore ka pasur edhe në Kukës, e Has ndërsa në fshatrat e thellë intensiteti është më i madh.
Autoritetet deri më tani nuk kanë raportuar probleme si me qarkullimin e mjeteve ashtu edhe me furnizimin me energji elektrike.