Borchardt, shame on you!
Nga Frenkli Prengaj –
Aspak i nderuar Bernd!
Dje pashë në rrjete sociale një lajm se ju i treguat gishtin e mesit disa qytetarëve që po ushtronin të drejtën për të protestuar, të drejtë që ua njeh Kushtetuta e ç’do konventë ndërkombëtare. Në fillim nuk e besova, se mendova që do ishin lajme të ngjashme me ato të Fredit të TV Shkumbinit, domethënë shpifje. Por ju më befasuat.
Në fakt, ju gjithmonë më keni befasuar sa herë godisnit opozitën dhe mbronit qeverinë, një njëanshmëri tejet e dukshme. Por këtë rradhë më latë pa fjalë. Kur disa studentë të prishën qetësinë poshtë pallatit, ju u ofenduat jashtë mase. Nuk besoj se ishte kjo arsyeja që t’na ktheje kusurin. As për çështjen e Astirit nuk e ngrite gishtin; jam i sigurtë që ju nuk e kupton fare si çështje, se në Gjermaninë ku keni jetuar prona është e shenjtë. Për rënien ekonomike jo e jo, madje as për zyrtarët e korruptuar që i shpëtojnë drejtësisë. Ai gisht u ngrit për mikun tuaj, u ngrit për gjënë më të shtrenjtë tënden në lidhje me Shqipërinë, Edi Ramën. Instikti e mundi qetësinë e politikanit, dhe ne pamë atë ngjarje të shëmtuar.
Mos u përpiqni të kërkoni falje, aureola e “ndërkombëtarit” ju ka rënë me kohë. Por mbrëmë u vërtetua dhe një herë se sa të larta janë pazaret mes kryeministrit dhe një ambasadori si puna juaj.
Pradaj, Borchardt, shame on you!