Bosnje, hebrenjtë dhe myslimanë kremtojnë festën 200-vjeçare hebraike
Historia është 200-vjeçare dhe e panjohur në Sarajevë.
Sipas saj, në vitin 1819, myslimanët u ngritën kundër një guvernatori osman, i cili kërcënoi të vriste elitën hebreje të qytetit.
Për të kremtuar 200-vjetorin e këtij shpëtimi të mrekullueshëm, Purimit, komunitetet hebreje dhe myslimane të Bosnjës kanë organizuar një konferencë, që në sytë e tyre është një model i bashkëjetesës së dy komuniteteve.
“Shembulli i Sarajevës dhe Bosnje-Hercegovinës mund të shërbejë si një model për një jetë normale dhe të përbashkët midis hebrejve dhe myslimanëve”, u shpreh Jakob Finci, presidenti i komunitetit hebre të Bosnjes, gjatë konferencës.
Në traditën hebraike, Purim është një festë që kremtohet çdo vit në fund të dimrit-fillim të pranverës, sipas kalendarit hebraik dhe përkujton çlirimin e hebrenjve të kërcënuar nga një masakër nën Perandorinë Perse, sipas Biblës.