Braçe flet si politikan i ri (pas 25 vjetësh në PS): Të njëjtët politikanë dogjën 2 breza

Zv. kryeministri Erion Braçe ka komentuar situatën e “nxehtë” politike në të cilën ndodhet vendi duke u ankuar për politikanët që kanë djegur dy breza me kriza dhe po djegin të tretin.

Edhe se postimi i Braçes ngjan si ai i një të riu, numri dy i qeverisë bën pjesë tashmë të politikanët më jetëgjatë në PS. Ka hyrë në parti në vitin ‘94 dhe është pjesë e kësaj elite që riciklon krizat për të cilat ankohet vet Braçe.

Postimi i plotë i Braçes në Facebook:

“Ne 30 vite, te njejtet politikane, dogjen dy breza dhe, po pervelojne te tretin! Ne fillim brezin e babait, pastaj brezin e djalit, tani te nipit/mbeses! Jane te njejtet shkaterrues, te njejtet zjarrevenes, te njejtet hajdute, te njejtet dhunues e vrases! Kaq te lire e kemi jeten ne shqiptaret sa, cdo dhjetevjecar falim nga nje brez tek politika e te njejteve terminatore? Kane dy partite e tyre, por gjithnje vjedhin bashke, dhunojne bashke, vene zjarrin bashke, vrasin bashke, Marrin jeten e brezave po bashke!

Jo me! 30 vjet, 3 breza jane shume! Boll me! Nuk ka asnje arsye qe brezi i femijeve te sotem te pervelohet ne zjarrin e ketyre! Perkundrazi, ky duhet te jete brezi qe BEN DREJTESI per dy te tjeret-prinderve e gjysherve! Drejtesia e re eshte per ta, e ardhme per ta e per cdo brez qe do i pasoje. Kurre nuk do jene te barabarte pa DrejtesineeRe! Nje vend pa kete Barazi kurre nuk do te kete nje brez tjeter, te ri dhe garanci per kete vend! Te Barabarte tani, Drejtesia e Re eshte mundesia, garanti per te drejtat themelore, nisur nga e drejta e votes-sulmuar kriminalisht dje, aksesi i drejte dhe perfshires ne arsim e shendetesi, pjesmarrja ne punesim, prodhim, te ardhura! #TeBarabarte tani!Me vote, ne #30Qeshor”, shkruan Braçe.

SHKARKO APP