Britani e Madhe, Princi Charles dhe Camilla festojnë 15-vjetorin e martesës

Pavarësisht zërave që kanë qarkulluar prej kohësh për një krizë dhe divorc mes tyre, Princi Charles i Anglisë (71 vjeç) dhe Camilla (72) sot festojnë 15 vjet martesë, një lidhje që zgjat plot 30-vjet.

Princi i Uellsit, i dalë nga një karantinë e diktuar nga koronavirusit dhe Dukesha e Cornwell, protagonistë të historisë së dashurisë më pak romantike dhe më të kritikuar të familjes mbretërore britanike, në të vërtetë janë martuar që nga viti 2005.

Lidhja mes princit Charles dhe Camillas është një nga historitë më të trazuara të dashurisë së familjes mbretërore angleze.

Të dy u takuan për herë të parë në 1970, gjatë një ndeshjeje golfi në Windsor, por lidhja e tyre dashurore nisi kur Princi Charles ishte i martuar, edhe pse disa te tjerë thonë që ata kanë nisur lidhjen e tyre, përpara se Charles të martohej me Dianën.

SHKARKO APP