Budapesti në kohë pandemie, pronari i restorantit shpik “rrotën” për të mbijetuar
Mungesa e turistëve të huaj dhe klientët e pakët në restorant e detyruan pronarin e biznesit të gjej një tjetër mënyrë të ofrimit të shërbimit të konsumatorët.
Karoly Gerendai, pronari i “Costes”, restorant i cili ka një yll Michelin, vendosi të organizojë një darkë rrotën panoramike “Syri i Budapestit”.
“Kur kishte shumë turistë nuk mund ta ndalnim rrotën panoramike për një event të tillë. Por tani që nuk ka shumë njerëz këtu apo në restorante sepse nuk ka turistë, na u dha rasti që ta vinim në zbatim këtë ide. Sidomos tani është mjaft e rëndësishme që njerëzit të jenë në distancë. Ndaj dhe rrota panoramike këtu në port është ideale me kabinat e saj, kështu e zgjidhëm problemin për t’i mbajtur larg nga njëri-tjetri klientët”, deklaroi Gerendai.
Bileta për rrotën panoramike të kthyer në restorant, kushton rreth 154$ për një vakt me 4 pjata. Gerendai po mendon të riorganizoj një event të tillë në një ditë të ngrohtë me mot të kthjellët që klientët të marrin maksimumin e kësaj eksperience. /A2