Buka, “festë” për të varfërit

“Do të doja një shtëpi për të gjithë dhe dhomën time e të vëllait, kaq”. Babagjyshi i Vitit të Ri nuk do ta vizitojë Kliti Nergjonin mbrëmjen e ndërrimit të viteve. E as familja nuk mundet tia plotësojë dëshirën. Ndërrimi i viteve nuk sjell festën e shumëpritur në këtë shtëpi në fshatin Bujqës të Elbasanit. Do ta kalojnë mes të ftohtit dhe me një tryezë të varfër. Aty dy prindërit me katër fëmijë kanë sfidë mbijetesën. Festë konsiderohet nësë tryeza ka bukën e përditshme. “Kur nuk ke, shpirtin nuk e shkul dot t’ja japësh fëmijës. Gjynah më vjen se shohin të tjerët, por…Në dyqan nuk shkoj dot se kam marrë dhe nuk ja kam shlyer dot”. Përveç ndërrimit të viteve, kjo natë do të jetë thuajse e zakonshme edhe për familjen e Bashkim Kovaçit. Buka në tryezë aty varet nga puna që kërkon çdo ditë në një trotuar të Elbasanit. Në të gjithë vendin, të shumtë janë qytetarët që thonë se ndërrimin e viteve do ta presin me tryeza më të vakëta. Arsye kryesore japin rritjen e varfërisë. Sipas një raporti të Bankës Botërore më shumë se 1/3 e shqiptarëve jetojnë në varfëri me më pak se pesë dollarë në ditë.

SHKARKO APP